Me padurim dhe me emocione të mëdha një numër i madh i besimtarëve myslimanë sot u zgjuan herët për të shkuar në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.
Shtëpi kjo ku besimtarët myslimanë shkuan për ta falë namazin e festës së Kurban Bajramit.
Falja e Kurban Bajramit në këtë xhami u përcoll me interpretim të ilahive të bukura të Nusret Kurtishit dhe grupit të tij.
Nga atje u kujtua edhe koha kur në Kosovë zhvillohej lufta 25 vjet më parë dhe kosovarët u detyruan ta festonin Kurban Bajramin larg shtëpive të tyre.
Në materialin e mëposhtëm i gjeni të përmbledhura të gjitha momentet më të bukura të ceremonisë së faljes së Kurban Bajramit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.