Lajme

Dreshaj: Audio-inçizimi Kusari-Lila-Radojiçiq, skandaloz, por nuk ka guxuar të bëhet pa bekimin e Albin Kurtit!

06/13/2024 15:54
nga:Y I

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka folur në lidhje me video-inçizimin e puplikuar disa ditë më parë ku dëgjohet duke komunikuar Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me të sanksionuarin e SHBA-ve, Milan Radojiçiq.

Dreshaj e cilësoi si skandaloze videon por tha se e njëjta nuk ka mundur të bëhet pa bekimin e Albin Kurtit.

Ai tha se video-inçizimi duhet të hulumtohet se çfarë ka brenda.

“Mendoj se audio-inçizimi i publikuar ndërmjet Shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së dhe Radojiçiqi, është skandaloze. Mendoj që nuk ka guxuar të bëhet pa bekimin e Albin Kurtit dhe mendoj që është një pistë ku duhet të hulumtohet saktësisht se çfarë ka krejt brenda. Debatimi i çështjeve të sigurisë me Radojiçiqin i cili është në listën e zezë të SHBA-ve mendoj që nuk ka nevojë për koment pra do të thotë është një shkelje e normave njerzore dhe politike dhe njëkohësisht edhe identitetit të shtetësisë së Kosovës. Miqtë tanë kur e vendosin dikë në listën e zezë, Kosova është praktikisht ‘fëmij’ i SHBA-ve, ndërsa ti qan hallet me të për kategoritë më të ndjeshme sepse sikur të kishte mund Serbia asnjë veteran se kishte lan të gjallë e as një invalid të luftës se kishte lan të gjallë” tha Dreshaj për “Gazeta Blic”.

Deputeti i AAK-së tha se i është bërë dëm shumë i madh vendit me një komunikim të tillë me të sanksionuarin e SHBA-ve.

“Mendoj se është bërë gabim shumë i madh dhe i është bërë dëm shumë i madh vendit me këtë video-inçizim i cili ka dal por them prap se kjo video duhet të hulumtohet dhe analizohet me kujdes. Ka zëra që thonë është montazh, nuk jam eksperti i fushës, unë e kam dëgju videon dhe mendoj se është material bazë për hulumtim dhe ndoshta edhe për penalizim.” tha Dreshaj në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.

Edhe një vit më parë ishin publikuar video-inçizime në media ku Kusari-Lila bisedonte me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

/Gazeta Blic/

 

‘Alo zemlajk’: Një pjesë e bisedës në mes të Mimoza Kusarit dhe Milan Radojçiqit