Më shumë vransira paraqiten orëve të mëngjesit mbi vend ditën e mërkurë, ku aty këtu do të shoqërohen edhe me riga lokale shiu.
Ditën do të ketë më shumë intervale me diell dhe do të mbajë mot i nxehtë.
Nga mesdita apo vonë pasdite, rrebeshe shiu mund të kalojnë në pjesë veriore të vendit.
Temperaturat minimale zbresin në 14C e 16C, e ato maksimale ditën shkojnë deri në 30C e 32C.
Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore 5-12m/s.


