Shkruan: Shenoll Muharremi
A është Edi Rama apo Albin Kurti ai që e refuzoj takimin mes dy kryeministrave sot? Këta dy personazhe duken aq shumë të hatruar dhe zemërua me njëri tjetrin saqë duket sikurse kjo ‘armiqësi’ nuk do të kaloj asnjëherë. Të dy duken egocentrikë në këtë marrëdhënie. Por sot, a e refuzoj Kurti – Ramën, apo Edi – Albinin?
Qeveria e Kosovës tregoj sot që Edi Rama është i ftuar nga qeveria e Kosovës me 12 qershor në Prishtinë. Duket që ky takim apo kjo vizitë nuk do të ndodhë. Nuk ka logjikë që një kryeminsitër të vie dy herë në Prishtinë brenda 2-3 ditëve.
Andaj, a ka ardhur sot Edi Rama në Prishtinë vetëm që të mos duket që po e shmang dhe injoron ftesën e Kurtit në një datë historike për shqiptarët? Sot disa politikanë të afërt më Edi Ramën e akuzuan Albin Kurtin që nuk e pranoj apo takoj Edi Ramën, por a kemi ne ndonjë informatë që Edi Rama ka dashur të takoj kryeministrin e Kosovës dhe ai ka refuzuar?
Në fund, LDK do të mund të duket vetëm një mjet që Rama e përdori sa për inatet e tija me Albin Kurtin, së paku kështu u komentua në Tiranë konferenca e LDK-së rreth Rugovës ku mungonin shumë figura të rëndësishme.
Misteri se kush kënd po e refuzon, mbetet ende i pa indetifikuar. Por së paku nëse Edi Rama nuk vjen në Prishtinë të mërkurën me 12 qershor të i përgjigjet ftesës së Albin Kurtit, atëherë e kemi së paku një konfirmim që Edi Rama po shmang një takim me kryeministrin e Kosovës.


