Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mund ta dërgojë draftin në Komisionin e Venedikut.
Por, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se marrëveshja e dialogut nuk përfshin dërgimin e draftit në Komisionin e Venedikut.
Lidhur me këtë, zyrtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se themelimi i Asociacionit është përgjegjësi e Kosovës dhe detyrë e Kurtit që Asociacioni të jetë brenda kornizës së Kushtetutës.
Pantina potencon se kryeministir Kurti po mundohet të ikë nga përgjegjësitë që ka.
“Themelimi i Asociacionit është përgjegjësi e Kosovës dhe është detyrë e Qeverisë dhe kryeministrit që të kujdeset që asociacioni të jetë brenda kornizës së kushtetutës ashtu sic edhe parasheh marrveshja e parimeve. Kurti po mundohet të ikë nga përgjegjësia që ka, nuk mundet vetëm të i gëzoj privilegjet e pushtetit për të cilat ai i kritikonte ashper paraardhësit e tij”, përfundoi Pantina për GazetaBlic.


