SC Gjilani ka njoftuar për angazhimin e Ertan Demirit në pozitën e drejtorit sportiv.
Demiri emërohet në krye të departamentit sportiv në klub pas përvojave shumëvjeçare në fushën e menaxhimit sportiv, teksa më parë ka ushtruar edhe funksione të larta sportive në Football Club Shkupi dhe Trepça ’89.


