Lajme

Të dhënat e BB për jetëgjatësinë, Murati: Në Kosovë 4-5 vite më e lartë se në rajon!

06/08/2024 14:33
nga:Y I

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite, apo 4-5 vite më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar të dhënave të Bankës Botërore.

Murati ka thënë se ky është tregues mjaft i mirë edhe për cilësinë e jetës në vend.

“Jetëgjatësia e pritur është tregues mjaft i mirë edhe për cilësinë e jetës në një vend. Sipas të dhënave të grumbulluara nga Banka Botërore, jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite, apo rreth 4-5 vite më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Murati.

Postimi i plotë: