Lajme

Parashikimi i motit për sot

06/07/2024 07:07
nga:Y I

Mot kryesisht me diell dhe më i nxehtë parashihet ditën e premtë.

Vransirat mund të zhvillohen përreth zonave malore gjatë ditës, por se nuk priten kushte për të reshura.

Temperaturat minimale zbresin në 12C e 16C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 29C e 31C.

Frynë erë e lehtë nga perëndimi dhe veriperëndimi 2-4m/s.