Lajme

Dy të dyshuarit për spiunazh ndalohen për 48 orë

06/05/2024 15:11
nga:G B

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës.

Gjatë bastisjes, janë arrestuar dy persona me nënshtetësi Kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së.

Kështu bëhet e ditur në një komunikatë për media nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndaj të dyshuarve “ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”.