Lajme

Krasniqi: Milani, Igori, Albini, Mimoza le të komunikojnë për ta sjellë Radojçiqin para drejtësisë – turp, dorëheqje

06/03/2024 20:45
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të bisedës së shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila, me Milan Radojçiq, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo bisedë shpërfaq publike dhe tregon qartë se përveç për veteranët këta me “Zemljakën” mund të kenë negociuar edhe shumë gjëra tjera.

“Milani, Igori, Albini, Mimoza e gjithë Qeveria Kurti le të komunikojnë për ta sjellë Radojcicin para drejtësisë por jo mbi interesat e Republikës së Kosovës sepse populli nuk do ta fal këtë”, ka shkruar ajo.

Krasniqi këtë e ka quajtur turp, derisa ka kërkuar dorëheqje.

Postimi i saj i plotë:

Asgjë e re për qeverinë që 4 vite punoi për ta favorizuar Serbinë.

Kjo bisedë përveç që shpërfaq gënjeshtrat publike, tregon qartë se përveç për veteranët këta me “Zemljakën” mund të kenë negociuar edhe shumë gjëra tjera.

Milani, Igori, Albini, Mimoza e gjithë Qeveria Kurti le të komunikojnë për ta sjellë Radojcicin para drejtësisë por jo mbi interesat e Republikës së Kosovës sepse populli nuk do ta fal këtë. Keni mashtruar e ndërtuar tradhëtarë fiktiv për të ardhur në pushtet dhe për ta dëshmuar që jeni vet “Esat Pasha”.

Dorëheqje. Jeni turpi i këtij vendi!

Kica-Xhelili për përgjimet telefonike: Shefja e deputetëve të LVV e shndërroi Radoiçiqin nga një terrorist në një “zemlak” miqësor