Lajme

Milan Radoiçiq bën jetë të qetë në Serbi, është gati të futet në shtëpinë e tij të re dhe luksoze

05/31/2024 14:43
nga:Sh R

Derisa të gjithë po kërkojnë që sulmuesit e sulmit terrorist në Bansjkë të vihen para drejtësisë, Serbia po kujdeset që ata të jetojnë jetë të qetë dhe të rrethuar me luks. Njeriu që e pranoi se ishte kryesori në sulmin e 24 shtatorit në Veri, Milan Radoiçiq është gati të fitet në shtëpinë e tij të re në një lagje luksoze në Dedinje të Serbisë. Ai jo vetëm që është i lirë, por po vazhdon ndërtimin e shtëpisë së tij pa u penguar nga askush. Fqinji i tij i parë është Zvonko Veselinovq.

Milan Radoiçiq, njeriu kryesor që kreu sulmin terrorist në Banjskë, Nikola Petroviq, kumbari i Presidentit të Serbisë, dhe gruaja e kumbarit të Radoiçiqit, Zvonko Veselinoviç, po blejnë pasuri të re të patundshme me vlerë në një lokacion prestigjioz në Beograd. Vila luksoze janë në ndërtim e sipër në parcelat stërgjyshore të Radoiçiqit dhe gruas së Veselinoviçit, dhe emëruesi i përbashkët për të gjitha këto prona është Davor Macura, pronari i Alta Bank, i cili shpesh lidhet me Partinë Progresive Serbe në pushtet.

“I pandehuri Radoiçiq Milan nga Mitrovica e Kosovës, i lindur më 1978… i papunë, nuk posedon pasuri të paluajtshme”, thuhet në aktgjykimin me të cilin reparti i sotëm i Beogradit zyrtar është dënuar në vitin 2010 për falsifikim të letërnjoftimit. Nga të gjitha gjërat për të cilat ai ishte i dyshuar dhe i akuzuar, nga dosja e Milan Radoiçiqit rezulton se ai është shpallur fajtor vetëm në këtë procedurë gjyqësore.