Sporti

Gareth Bale parashikon fitore bindëse të Real Madridit ndaj Dortmund

05/31/2024 13:40
nga:Mergim Rreci

Borussia Dortmund dhe Real Madrid do të përballen në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ky takim do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00, transmeton GazetaBlic Sport.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me të dy skuadrat që kërkojnë trofeun e madh evropian.

Ish futbollisti i Real Madrid, Gareth Bale ka parashikuar fitoren e madrileneve prej 3 me 0 ndaj Dortmund.