Lajme

Kadri Veseli feston sot ditëlindjen

05/31/2024 08:25
nga:Sh R

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot feston ditëlindjen e 57, por jo si zakonisht pasi që ndodhet në Hagë.

Veseli i lindur më 1967 në Broboniq të Mitrovicës sot mbush 57 vjet.

Ai ka një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe shef i Shërbimit Informativ të Kosovës.

Më 7 maj 2016, Kadri Veseli u zgjodh kryetar i PDK-së në Konventën e shtatë zgjedhor të kësaj partie. Më pas, ai shërbeu edhe si kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ai aktualisht po akuzohet në Gjykatën Speciale, ku është deklaruar si i pafajshëm, derisa procesi po vazhdon.