Lajme

Tahiri: Më në fund foli presidentja, hoqi frikën dhe kërkoi të mos jepet Asociacioni siç e dhanë Kurti e Gërvalla

05/30/2024 09:18
nga:G B

Ish zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, ka reaguar për përplasjen e presidentes me qeverinë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se më në fund foli presidentja dhe e mbrojti Kosovën, duke kërkuar që Asociacioni të mos jepet siç e dhanë Kurti e Gërvalla.

Postimi i saj i plotë:

Ma ne fund foli Presidentja Osmani – e mbrojti Kosoven, kerkoi qe Asociacioni te mos jepet per asgje sic e dha Kurti permes letres se Gervalles- sado qe u thjeshtesua mospajtimi i Osmanit duke u intepretua se i kishte mbetur hatri qe ishte anashkaluar, nuk ishte konsultuar per letren e derguar – me gojembyllur qe ishte presidentja jone, hoqi friken, u kendell, u be ‘Zarathustra’ e Friedrich Nietzsche-s