Lajme

Vushtrri: Arrestohet 23-vjeçari, dërgohet në burg për 3 vjet e 9 muaj

05/29/2024 11:08
nga:G B

Policia e Kosovës ka arrestuar një 23-vjeçar në Vushtrri me iniciale E.Z., i cili kërkohej me katër urdhëresa aktive të lëshuara nga gjykata.

Sipas policisë, presoni i arrestuar kërkohej për veprat penale “grabitje”, “posedim i paautorizuar i substancave narkotike”, “lëndim i lehtë trupor” dhe “grabitje në tentativë”.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim në kohëzgjatje gjithsej prej tri (3) vitesh e nëntë (9) muaj”, thuhet në njoftimin e policisë.