Lajme

Moti sot në Kosovë

05/29/2024 07:03
nga:G B

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të jetë moti i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende -vende parashihen të sjellin shi me shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jug-perëndimit me shpejtësi 1-6m/s.