Sporti

Tyson, probleme shëndetësore? Lajme kontradiktore mbi shëndetin e legjendës

05/28/2024 08:00
nga:Mergim Rreci

Përfaqësuesit e Mike Tyson mësohet se kanë konfirmuar se ish-kampioni i botës pati një incident mjekësor gjatë një fluturimi nga Miami në Los Angeles, të dielën.

Detajet fillimisht ishin të paqarta, madje pati dyshime nëse Tyson e humbi fluturimin, që ishte vonuar dy orë në Miami.

Incidenti u raportua fillimisht “In Touch Weekly”, që e përshkroi si një “frikë të dukshme mjekësore”.

“Mike pati një lloj urgjence mjekësore në aeroplan dhe u desh ndërhyrja e ndihmës së shpejtë në aeroplan,” vuri në dukje një burim.

“Para se të mbërrinin mjekët, u dha njoftimi për ndihmën mjekësore. Mesazhi u dha në ekranet e të gjithëve.

Ai ishte në klasin e parë, por ne ishim në një rresht daljeje dhe stjuardesa ishte shumë llafazane. Ata na kërkuan të qëndronim në aeroplan dhe u ulën që të mund të hynin mjekët.

Ajo tha diçka si, ‘”i është një pasagjer vërtet i rëndësishëm kështu që ne duam të sigurohemi që ai është në rregull’.

E dija se ishte ai, por thjesht thashë fjalët “Mike Tyson” dhe ajo tundi kokën, po”.

Përfaqësuesit e Tysonit sqaruan për “The Post” se vonesa e fluturimit ishte për shkak të një problemi të ajrit të kondicionuar, jo për shkak të ndonjë urgjence mjekësore të Tyson. Fatmirësisht, zoti Tyson është shumë mirë”.

Tyson aktualisht po përgatitet për rikthimin e tij në ring, me një duel kundër Jake Paul, të planifikuar për 20 korrik. Pavarësisht frikës, planet e stërvitjes dhe luftimit të Tyson duket se mbeten në rrugën e duhur.