Lajme

Vdes në vendin e punës një 28-vjeçar në Tiranë

05/27/2024 09:22
nga:G B

Një 28-vjeçar ka vdekur në vendin e punës në Tiranë, ku është rrëzuar nga një ndërtesë që është në ndërtim e sipër.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur saktësisht në rrugën  “Aleksandër Mojsiu”, derisa thuhet se i riu ishte duke bërë punime në momentin e rrëzimit të tij, shkruan TCh.

Policia ka bërë të ditur se grupi hetimor është duke punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.