Lajme

Sllatinë: Aksident mes skuterëve, lëndohen dy persona

05/26/2024 18:10
nga:G C

Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë, konkretisht në Sllatinë.

Kështu tha zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se në aksident ishin të përfshirë dy motorë.

“Njësiti policor është marrë me aksidentin duke e trajtuar atë”, tha Krasniqi.

Klankosova.tv ka raportuar më herët rreth këtij rasti.