Sporti

Kroos: Reagimi i fëmijëve të mi literalisht më shkatërroi

05/26/2024 08:14
nga:E K

Real Madridi e mbylli sezonin sonte në La Liga me barazim pa gola ndaj Real Betisit.

E kjo ishte ndeshja e fundit e Toni Kroos në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Pamjet e fëmijëve të tij duke qarë, teksa ai u largua për herë të fundit nga fusha e Bernabeut u bënë shpejt virale.

“Reagimi i fëmijëve të mi literalisht më shkatërroi. Mund të them vetëm: Real Madrid”, tha Kroos.

Pas Kampionatit Evropian, Toni Kroos do t’i varë këpucët dhe do t’i thotë lamtumirë lojës së bukur të futbollit.