Lajme

Analisti politik: Letra e Krasniqit, po shpërfaq krizën në të cilën po kalon aktualisht PDK, nuk besoj se do të ketë shpërbërje të Kuvendit

05/24/2024 21:30
nga:Sh R

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka dërguar letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në këtë letër, Krasniqi ka ritheksuar qëndrimin e PDK-së për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme.

Analisti politik Arbnor Sadiku, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se letra e dërguar nga Krasniqi, po e shfaq krizën në të cilën po kalon aktualisht Partia Demokratike e Kosovës.

Sadiku tutje thotë se tani Partia Demokratike e Kosovës, liderët e vërtet i ka në Hagë.

“Letra e percjellë nga z.Krasniqi, shpërfaq krizen e thellë që po kalon aktualisht PDK-ja, për disa arsyje 1.Lideret e vërtet i ka në Hagë, 2.Nëse zgjedhjet e përgjithshme shtyhen në tetor apo nëntor, kandidati i PDK-së për kryeminstër z.Hamza do delegjitimohet, sepse njerzit do harrojnë kush është kandidati i vërtet për zgjedhje, 3.Po ashtu, shtyrja e zgjedhjeve qëndrore për vjeshtë apo dimër 2024, do të vinte në pah përqarjen e thellë te PDK-së ndërmjet grupit xhevdet dodes në krye z.Krasniqi, dhe grupit të Bedri Hamzës që përbëhet nga kryetarët e komunave që vinë nga radhët e PDK-së, për faktin qe PDK-ja është pa pushtet në qendër, në Prishtinë u larguan prej koalicionit me LDK sepse luanin me dy karta edhe pozitën si dhe opozitën”, tha ai.

Ai thekson se nuk beson se do të ketë shpërbërje të Kuvendit, pasi që kjo gjë nuk i konvenon opozitës, por vetëm Lëvizjes Vetvendosje, ku thotë se zgjidhja e vetme është që zgjedhjet të mbahen në vjeshtë.

“Sa i përket shpërbërjes nuk mendoj se ndodh aktualisht sepse kjo nuk i konvenon opozitës LDK-së dhe AAK-së, por, vetëm LVV-së, dhe shpëtimit të përkohshëm të PDK-së, por jo daljes nga kriza e re e kësaj partie, zgjidhja e vetme është që zgjedhjet të mbahen në vjeshtë, tani nuk janë pjekur kushtet për zgjedhje të parakohshme”, përfundoi Sadiku për GazetaBlic.

 

Krasniqi letër Kurtit, Abdixhikut e Haradinajt, i fton për shpërndarje të Kuvendit më së largu deri më 29 maj

Zbulohet letra që Krasniqi ia dërgoi Haradinajt, për mbajtjen e zgjedhjeve të reja

Batusha: Nëse opozita bashkohet dhe kërkon shpërbërjen e Kuvendit ne jemi të gatshëm, gara për vendin e dytë po e pengon opozitën që të bashkohet