Ditët e ardhshme pritet të zyrtarizohet ndarja mes Barcelonës dhe Xavit. Tekniku 44-vjeçari mori drejtimin e skuadrës së zemrës në 6 nëntorin e vitit 2021.
Dhe në pankinën katalanase arriti të fitonte një titull kampion dhe një Superkupë Spanje vitin e kaluar. Vendin e tij pritet ta zërë një gjerman.
Hansi Flick është i preferuari i presidentit Jaon Laporta. Barcelona është gjithashtu prioriteti i 59-vjeçarit nga Heidelberg.
Trajneri gjerman pëlqehet edhe nga klube të tjera, por transferimi në La Liga është dëshira e vetme që ka në këto momente.
Shtypi sportiv pranë klubit katalanas bën me dije se së shpejti mund të arrihet marrëveshja finale mes Laportës dhe Flick.
Ky i fundit qëndron pushim prej shtatorit të vitit të kaluar, kur u shkarkuar nga posti i trajnerit të kombëtares gjermane.
Më parë ka drejtuar Bayern Munich, skuadër në drejtimin e së cilës fitoi 7 trofe, mes tyre edhe Champions League.