Lajme

Kalon në Kuvend amandamenti për programin IPA 2020

05/23/2024 12:26
nga:G C

Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme plenare e kaloi Amendamentin nr. 1 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020.

98 deputetë votuan për, asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër, duke e kaluar këtë marrëveshje ndërkombëtare.