Lajme

Sadiku: Reagimi i ndërkombëtarëve ishte i domosdoshëm, Kosova i ka dobësuar raportet me perëndimin

05/21/2024 22:42
nga:Sh R

Gjatë ditës së djeshme, policia dhe Administrata Tatimore e Kosovës kanë zhvilluar një aksion ku janë mbyllur gjashtë filiale të Bankës Postare Kursimore në veri. Ky operacion policor ngjalli reagime tek faktori ndërkombëtar, që këtë zhvillim e quajtën të pakoordinuar.

Analisti politik, Arbnor Sadiku, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se reagimi i ndërkombëtarëve për Kosovën ishte i domosdoshëm pasi që Kosova i ka dobësuar raportet me perëndimin.

Ai tutje thotë se këto reagime i japin një efekt negativ imazhit të Kosovës në raport me ShBA dhe BE.

“Reagimi ndërkombëtar për Kosovën, ishte i domsdoshëm sepse Kosova i ka dobësuar raportet me Perëndimin, duke mos koordinuar asnjë nga hapat e saj në politikën e brendshme si ky i fundit me veriun rreth mbylljes së postës bankare serbe, reflektojnë direkt në politikën e jashtme dhe japin një efekt negativ imazhit të Kosovës në raport me SHBA – të dhe BE-në”, deklaroi Sadiku për GazetaBlic.