Lajme

Rrëzohen skelet e një ndërtese në Prishtinë

05/21/2024 17:36
nga:Sh R

Një incident ka ndodhur sot në Prishtinë.

Skelet janë rrëzuar nga një objekt ky dyshohet se po punohej.

Nuk dihet arsyeja e kësaj ngjarje.

Deri më tani nuk dihet se a ka të lënduar nga ky rast.

Drejtori i Emergjencave Lulzim Fushtica, thotë se  është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

“Nuk kam ende informacione deri në këtë moment. Lidhur me rastin do të njoftoj me kohë”, tha ai për Klankosova.tv.

Raportohet se rasti ka ndodhur në lagjen “Qafa” në kryeqytet.