Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka ftuar ish-trajnerin e skuadrës Jurgen Klopp dhe familjen e tij për të marrë pjesë në finalen e Ligës së Kampionëve, raporton gazeta gjermane Bild.
Borussia Dortmund do të përballet me Real Madridin në garë për trofeun në turneun më prestigjioz evropian të futbollit për klube më 1 qershor në stadiumin Wembley të Londrës.
Klopp tani i ka përfunduar angazhimet me Liverpoolin dhe së fundmi ka deklaruar se do të mbështesë ish-skuadrën e tij në përballjen për trofeun e Champions League.
Ishte Klopp ai që ishte trajneri i fundit para Edin Terzic që udhëhoqi verdhezinjtë në një finale të Champions League, gjë që ndodhi në vitin 2013 kur Borussia Dortmund humbi 2-1 nga Bayern Munich sërish në Wembley.
/GazetaBlic Sport