Lajme

Humolli: Duhet të shkarkohet Qeveria

05/20/2024 21:46
nga:G B

Ish-deputeti, Fatmir Humolli ka thënë se kur qeveria të jap llogari ai do votojë për shpërndarjen e Kuvendit.

“Duhet të shkarkohet qeveria sepse komplet problemet që janë shkaktuar në Kosovë janë prej qeverisë,” tha Humolli në “Debat Plus”.

Për Humollin, Shpërndarja e Kuvendit është në interes të shtetit serb.

“Shpërndarja e Kuvendit është interes i Serbisë dhe interes i Perëndimit që për momentin është shumë pro-serb.”