Aurelien Tchouameni, mesfushori i Real Madridit i cili u dëmtua në gjysmëfinalen kundër Bayern Munichut, duke pësuar një frakturë në metatarsale të tretë të këmbës së majtë, pritet të mungojë në finalen e Ligës së Kampionëve.
Që nga ai moment ai ka synuar ndeshjen kundër Borussia Dortmundit më 1 qershor, por sot Marca shkruan se lojtari nuk do të mund të rikuperohet.
Madje, ish-lojtari i Monacos shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u kuruar nga një specialist, por gazeta shkruan se nuk ka pasur asnjë dobi. Tashmë Tchouameni është plotësisht i fokusuar te rikuperimi në kuadër të Euro 2024, ku synon të jetë protagonist me ekipin e tij francez. Les Bleus shpresojnë që 24-vjeçari i Real Madridit t’ia dalë dhe nga ky këndvështrim ndjesitë janë pozitive.
Franca do të luajë ndeshjen e parë kundër Austrisë më 17 qershor.
/GazetaBlic Sport/
🚨🇫🇷 Tchouaméni is doing EVERYTHING in his power, but the injury will not allow him to be available for the UCL final and now his goal is to be able to be at the EUROs. @jfelixdiaz pic.twitter.com/AYQdZJc77E
— Madrid Xtra (@MadridXtra) May 20, 2024