Ishte një fund zhgënjyes i sezonit për Arsenalin të dielën pasi ata humbën titullin e Premier League. Skuadra e Mikel Artetës e zvarriti garën deri në fund, por në fund dështoi për vetëm dy pikë.
Megjithatë, William Saliba ka shijuar një vit tjetër mbresëlënës në qendër të mbrojtjes së Arsenalit, së bashku me Gabriel Magalhaes, shkruan GazetaBlic Sport.
Francezi ishte pjesë e një mbrojtjeje që pësoi më pak gola në ligë këtë sezon – vetëm 29 në 38 ndeshje.
Saliba bëri histori edhe në xhiron e fundit të sezonit kundër Evertonit. Sipas gazetarit Sam Dean, qendërmbrojtësi u bë lojtari i parë i Arsenalit që luan çdo minutë në një sezon të Premier League.
William Saliba is the first Arsenal outfield player to play EVERY minute of a league season in the Premier League era. 🤯 #afc pic.twitter.com/KGdjtGwHLl
— afcstuff (@afcstuff) May 19, 2024