Manchester City mbrojti dje titullin e kampionit të Anglisë. Skuadra e Pep Guardiolës ka hyrë në xhiron e fundit të Premierligës me dy pikë epërsi ndaj Arsenalit dhe në ndeshjen ndaj West Hamit ka konfirmuar se janë më të mirët në Angli. Për trajnerin Pep Guardiola, ky ishte titulli i gjashtë kampion në stolin e klubit anglez. City përfundoi dy pikë përpara Arsenalit të vendit të dytë.
Spanjolli Rodri ishte një nga lojtarët kyç në skuadrën e Pep-it dhe pas titullit shpjegoi dallimin mes Cityt dhe Arsenalit. Ai beson se ndryshimi është në mentalitet: “Kur Arsenali erdhi në Etihad, ndjeva se këta njerëz nuk duan të fitojnë. Ata duan vetëm të barazojnë, ne nuk e kemi atë mentalitet.”
“Arsenali bëri një sezon të pabesueshëm, duhet t’i japim lëvdata”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport
🔵🧠 Rodri: “Arsenal did an unbelievable season but the difference was the mentality”.
“When they came here… they didn’t want to beat us. They just wanted to draw”.pic.twitter.com/CWgAzagzR9
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 20, 2024