Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas arratisjes së Enver Sekiraqës, duke thënë se dikush që është i njohur për publikun, gjyqësinë e Prokurorinë për Krime të Rënda, lihet në arrest shtëpiak e pastaj arratiset.
Haxhiu kritikoi gjyqtarët duke thënë se qasja joprofesionale e tyre në shumë raste po rezulton me trashje të krimit.
“Caktimi i masës së arrestit shtëpiak, e mosndryshimi i asaj mase, është skandal i madh. Madje kjo arratisje në fakt indirekt ishte paralajmëruar në seancën e shpalljes së aktgjykimit për Sekiraqën kur ai nga seanca u njoftua se do t’i ndërpritej me një vendim tjetër masa e arrestit shtëpiak.Duket që sistemin ynë gjyqësor për shkak të përvojës së mbrapshtë në mungesë të dënimit të peshqve të mëdhenj po vazhdon të mos këndellet nga gjendja e vet duke toleruar kështu arratisje e përsëritje të veprave kriminale” shkruan Haxhiu raporotn Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
LAJMI I FUNDIT: Arratiset Enver Sekiraqa


