Arne Slot do të jetë trajneri i ri i Liverpoolit teksa ishte vetë tekniku holandez i Feyenoord që në konferencën për shtyp deklaroi lajmin e madh për karrierën e tij.
“Mund ta konfirmoj se do të jem trajner i Liverpoolit në sezonin e ardhshëm”, ishin fjalët e Slot në konferencën për shtyp. Holandezi do të nisë kështu aventurën më të madhe të karrierës së tij teksa do të trashëgojë skuadrën e Jurgen Klopp.
Gjermani, qëndroi në Anfield për nëntë vite, por në fundin e këtij sezoni do ta mbyllë aventurën me anglezët. Vetë Klopp më herët është shprehur se nëse do ta pasonte një si Slot atëherë do të ndjehej i lumtur.
45-vjeçari holandez ishte pranë kalimit në Premier League edhe sezonin e shkuar kur pati ofertë nga Tottenham, megjithatë pritja duket se ia vlejti pasi nga sezoni i ardhshëm do të jetë në një krye të një prej klubeve më të rëndësishëm të historisë në Angli.