Lajme

Inspektorati i Prishtinës me aksione për lirimin e hapësirave publike

05/17/2024 17:21
nga:Y I

Inspektorati i Prishtinës po vazhdon aksionet për lirimin e hapësirave publike, të cilat ishin uzurpuar dhe po shfrytëzoheshin si pjesë e lokaleve.

Kështu bën të ditur IK-ja, përmes një postimi në Facebook.

“Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve”, ka shkruar IK-ja.

Ndër të tjera, Inspektorati ka bërë me dije se këto ditë është duke punuar në afërsi të Pallatit të Rinisë.