Analisti politik, Arbnor Sadiku, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur rreth anetarësimit të Kosovës në KiE.
Ai thotë se Qeveria Kosovës e ka pranuar asociacionin i cili është kusht politik për anëtarësimin në KiE.
“Do të ishte imperativ i kohës përcjellja e kërkesës për miratimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, në Gjykatë Kushtetuse për dy arsye, e para, Qeveria e Kosovës e ka pranuar në parim asociacionin, e dyta, është kusht politik për anëtarsimin e Kosovës në KiE”, u shpreh ai për Gazeta Blic.
Sadiku tutje thotë se nëse nuk do te mund të kalojë asociacioni dhe kodin civil, do të bie formën e saj më të lehtë, për t’i dhënë legjitiiteti të ri vetës.
“Ne rast se Qeveria e sheh qe nuk do të mund të kaloja asociacionin dhe kodin civil do bie në formën e saj më të lehtë, për t’i dhënë legjitimitet të ri vetes”, tha ai.