Lajme

Modeli i Propagandës së VV-së

05/15/2024 14:47
nga:Mergim Rreci

Makineria Propaganduese e VV-së dhe Qeverisë po publikojnë të gjitha statistikat e mira dhe pozitive rreth Albin Kurtit dhe Qeverisë nga matjet e fundit të IRI. POR askush nuk po ju tregon ajo që na intereson më së shumti: Ekonomia… gjendja e familjeve dhe qyetarëve.

Bizneset! Në anketë thuhet që VETEM 2% e kosovarëve besojnë që ekonomia e Kosovës është shumë mirë! E 71% mendojnë që Ekonomia është KEQ. Cili është mesazhi ky? Kjo nënkupton që për liderin, partinë jemi të kënaqur që janë mirë… e për ju qytetarëve, familje e biznese nuk na intereson shumë. Kjo qasje duhet të ndryshoj.