Lajme

Kosova as sot nuk hyn në agjendë të ministrave të KiE

05/14/2024 19:43
nga:Y I

Zv.ministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, njofton se as sot aplikimi i Kosovës në KiE nuk u vendos në agjendën e ministrave, kësisoj ai konfirmon se votimi ka gjasa të shtyhet.

Ahmeti thekson se “qëndrimi i disa vendeve që Kosova duhet ta pranojë draft statutin e Miroslav Lajcak për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe ta dërgojë atë në Gjykatë Kushtetuese, në një mënyrë që është e pranueshme për Gjykatën, bëri që pika e Kosovës të mos vendoset sot në agjendën e ministrave të jashtëm”.

Ai thotë se “Këshilli i Evropës po shfrytëzohet si levë presioni mbi Kosovën për ta pranuar draft Statutin e Lajcakut dhe për ta dërguar atë në Kushtetuese, në shpërputhje gjithashtu edhe me procesin e dialogut në Bruksel”.

Postimi i plotë: