Jose Mourinho ka një ofertë të re pune që vjen direkt nga Turqia. Specialisti ka marrë një ofertë për të marrë Fenerbahçen nga fillimi i sezonit të ri, raportoi gazetari turk Yagiz Sabunkuoglu.
Mourinho mori pushim pasi u shkarkua nga Roma në mes të janarit, me Daniele de Rossi që mori drejtimin e Giallorossi.
Ish-presidenti i Fenerbahçes, Aziz Yildirim e ka vendosur Mourinhon në krye të listës së dëshirave të tij. Yildirim vendosi emrin e tij si kandidat për presidentin e ri të klubit, pasi ka qenë tashmë në krye nga viti 1998 deri në 2018.
Mbetet për t’u parë nëse Yildirim do ta marrë vendin e punës dhe në këtë pikë nëse Mourinho do ta pranojë, por Fenerbahçe mund t’i bashkohet listës së klubeve të interesuara për portugezin.
/GazetaBlic Sport