Ish-futbollisti i Spanjës, Cesc Fabregas, ka thënë se skuadra e Como-s, stafi i të cilit e përfshin atë, se klubi dëshiron të ndërtojë një skuadër për të qëndruar në elitën e futbollit italian pas promovimit nga Seria B.
Skuadra e Como do të rikthehet në elitën e futbollit italian për herë të parë që nga viti 2003.
“Ne festojmë me ekipin me të gjithë qytetin dhe tifozët tanë. Është një lumturi e madhe për të gjithë pas një kohe kaq të gjatë,” komentoi Fabregas për DAZN.
“Më kishte mbetur edhe një vit në kontratën time si futbollist, por jam i lumtur që mora vendimin për të shkuar në stërvitje. I kam idetë e qarta dhe përpiqem të jem i drejtë me të gjithë. Jam përpjekur të sjell një frymë fituese në formacion. Kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse ne mund të flasim për taktikat”
Cesc Fabregas foli edhe për thashethemet rreth një transferimi të mundshëm të Jamie Vardy. “Ai sigurisht nuk do të vijë në ekip. Duhet të bëjmë një ekip me synimin për të qëndruar në elitë. Nëse arrijmë më shumë, do të jetë perfekt. Nga 25 nëntori e deri më tani, ne kemi qenë ekipi më i mirë në Serie B”, tha 37-vjeçari spanjoll.
/GazetaBlic Sport