Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit që pati me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi ku tha se theks të veçantë në këtë takim ishte agjenda legjislative, raporton GazetaBlic.
Kurti tha se biseduan edhe për zgjedhjet e reja, teksa shtoi se është i interesuar që ta diskutojë edhe me partitë tjera opozitare stinën e favorshme kur do të mbahen ato.
“Që nga marsi i këtij viti nuk mund të themi që zgjedhjet janë çështje të viteve por të muajve…Jam i interesuar që të diskutojë se cilën stinë duhet të mbahet. Le ta bëjmë debatin ne kuadër të fushatës zgjedhore ndërkohë që jemi pajtuar se kur do të mbahen zgjedhjet. Duhet të diskutojmë me të gjitha subjektet politike dhe cila është data për të cilën do të pajtoheshim. Unë i kam ftuar që të gjitha partitë sonte e falënderoj udhëheqjen e PDK-së që i është përgjigjur pozitivisht. Për shpërndarjen e Kuvendit nevojiten 80 vota LVV-së nuk i ka por njëkohësisht që nuk do të preferoja shpërndarjen e kuvendit me 2 parti.. Është e rëndësishëm që të jemi sa më konsensus për datën dhe muajin e zgjedhjeve. Unë nuk mund ta përcaktoj datën e zgjedhjeve verë edhe po ta kisha mundësinë nuk do ishte në rregull që unë ta caktoj. Nuk shpërndahet kuvendi me shum8cë të thjeshtë nevojiten 80 deputetë ne nuk jemi opozita.. më lejoni që të shohim edhe pak diskutimin me dy partitë opozitare”, tha Kurti.
Tutje ai tha se i duhet bashkëpunim me opozitën sepse “konsiderojmë që është çështje e interesit të përgjithshëm”.


