Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas takimit që pati me kryeministrin Kurti, raporton GazetaBlic.
Krasniqi në konferencë për media tha se ka folur për ekonominë e stagnuar, arsimin dhe temat të tjera, ku përfshihet edhe rrezikimi i Kosovës në KiE.
“Konisderoj që është shumë e rëndësishme që t’ia shpreh qëndrimet e mija dhe PDK-së drejtpërdrejt dhe qartë. Është evidente që unë dhe Kurti mund të kemi lexime të ndryshme të situatës dhe besoj që ndonjëherë edhe preukopimet e qytetarëve nuk janë preukupimet e Kurtit”
“Unë besoj se nga takimet që kemi në çdo cep të Kosovës, se ne nuk jemi në gjendje të mirë. Kosova është në agoni. Kemi një ekonomi të stagnume, rritje të cmimeve me paga dhe pensione të vogla. Arsim të degraduar.. Për më shumë një paralament jo funksional të cilin e dini nga java në javë, barten pikat pa pasur mundësi me i kalu. Tani kemi një situatë për sa i përket KiE. Nuk ka asnjë siguri që kjo do të ndodh, përkundarzi veçse do ketë dështim që secili prej nesh jemi munduar të ketë suksese. Ia shpreha Kurtit që konsideroj që duhet ta përshpejtojmë punën për ti dhënë zgjidhje këtyre temave.
Lajmi në përditësim…


