Lajme

Partia Demokratike e Kosovës pranon ftesën e Kurtit për takim

05/11/2024 14:28
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror.

Nga kjo parti kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” se do të marrin pjesë në takim.

Në përgjigjen e tyre thuhet se pjesmarrja e Krasniqit do të jetë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës së zgjedhjeve.

“Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për një takim pune, për të hënën dhe mund ta konfirmoj që Kryetari Memli Krasniqi do të marrë pjesë në këtë takim”

“Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent – Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë. Prandaj edhe pjesëmarrja e Kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja” ka deklaruar  për “Gazeta Blic” zëdhënësi për media i PDK-së, Faton Abdyllahu.

/Gazeta Blic/

Kurti fton në darkë pune liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë