Drejtori i Interit, Piero Ausilio, zbulon se ai personalisht kishte arritur një marrëveshje me Rafael Leaon përpara transferimit të tij në Milano, por refuzon të shpjegojë pse ai nuk e finalizoi marrëveshjen.
Leao iu bashkua Milanit nga Lille në një marrëveshje prej 30 milionë eurosh në verën e vitit 2019, por drejtori i Interit Ausilio tani ka zbuluar se ylli portugez mund t’i ishte bashkuar Nerazzurrëve në vend të kësaj, transmeton GazetaBlic Sport.
“Leao ishte shumë afër Interit. E takova në Londër dhe arrita një marrëveshje, por nuk do t’ju them pse nuk e mbyllëm marrëveshjen”.
Leao ka 13 gola dhe 13 asistime në 44 paraqitje në të gjitha garat me Milanin.
/GazetaBlic Sport/