Erik ten Hag u pyet nëse ai është personi i duhur për të menaxhuar Man United pas humbjes ndaj Crystal Palace.
Skuadra e tij u turpërua dje, pasi u mposht nga Crystal Palace në Premierligë me rezultatin 4-0, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, Ten Hag tha se ai është trajneri i duhur për ‘Djajtë e Kuq’.
“Unë jam trajneri i duhur për të ndryshuar gjërat. Nëse lojtarët e duhur janë në dispozicion, atëherë ne kemi një skuadër të mirë.
“Por kur na mungon pothuajse e gjithë prapavija, atëherë kemi probleme”.
E ardhmja e Ten Hag-ut në United do të vihet nën vëzhgim më të madh pas goditjes së së hënës në Palace.
/GazetaBlic Sport