Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se në mandatin e Qeverisë Kurti është përgjysmuar anëtarësimi i punëtorëve në sindikata.
Hoti tha se kjo bazohet në pagesat zyrtare të anëtarësisë ë sindikata, të cilat sipas tij, ajnë ulur nga 1.9 milion euro në vitin 2022 në rreth 0.9 milion euro në vitin 2023.
“Kjo është pasojë e luftës që Qeveria e mashtrimit u ka shpallur sindikatave nga marrja e mandatit. Sot komunikimi i shtetit me sindikatat praktikisht është joekzistent”, tha Hoti,
Më tej, ai tha se slogani “Drejtësi dhe punësim” ka qenë mashtrim i tipit të komunizmit, kur sipas tij, njerëzit mashtroheshin se do ketë barazi, por e përjetonin shtypjen dhe poshtërimin.


