Vesel Makolli nga AKR-ja thotë se edhe çështja e dinarit mund të ndikojë negativisht në anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Makolli në një prononcim për GazetaBlic thekson se, Qeveria duhet të angazhohet që ta gjejë gjuhën e përbashkët me faktorët ndërkombëtar.
“Është shumë me rëndësi që më 16 maj, Kosova të hyjë në agjendën për pranim në KiE dhe të votohet anëtarësimi i saj. Kjo do të ishte arritje e madhe, andaj duhet të veprojmë në kontekst të kësaj, edhe kur është çështja e dinarit, sepse mund të reflektojë negativisht në atë takim. Duhet të angazhohemi që të gjejmë gjuhë të përbashkët me miqtë ndërkombëtar, në veçanti me ShBA-të, për të arritur zgjidhje”, tha Makolli.
Sipas Makollit, rëndësi ka që edhe nëse nuk arrihet zgjidhja për çështjen e dinarit, mos të fajësohet Kosova.
“Është e rëndësisë së veçantë, që nëse nuk arrihet marrëveshja për dinarin, në bazë të propozimit të përfaqësuesit të BE-së, mos të jetë faji ynë. Përfaqësuesitë tanë në takimin e 13 majit, për dinarin, duhet ta dijnë se vendimi i tyre mund të reflektojë negativisht për pranimin e Kosovës në KiE”, tha Makolli për GazetaBlic.
Haliti ngre dyshime për bisedën Scholz-Kurti: E çuditshme, ditëve në vijim do të mësojmë më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në KiE me Asociacionin, flet eksperti amerikan


