Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj thotë se çështja e dinarit e nxori keq Kosovën para ndërkombëtarëve, raporton GazetaBlic.
Lekaj në një prononcim për GazetaBlic thekson se kjo situatë do të vazhdojë prapë.
“Tema e Dinarit është një nga ato temat që e nxori keqë Qeverinë dhe Kosovën tani e sa kohē para ndërkombëtarëve.Situata e njejtë do të vazhdojë prapë”, tha Lekaj.
Pavarësisht paralajmërimit nga BE-ja se takimi i radhës mes kryenegociatorëve do të jetë i fundit për çështjen e dinarit, Lekaj thotë se kjo temë nuk do të mbyllet dhe do të vazhdojë të krijojë probleme në dialog.
Madje sipas tij, probleme do të ketë edhe për rrugën e Kosovës drejt integrimit të plotë në BE dhe arenën ndërkombëtare.
“Jo, tema e Dinarit nuk besojmë që do të mbyllet, madje ajo do të vazhdojë të sjellë probleme në dialog me Serbinë dhe të ardhmen e vendit drejt integrimit të plotë në BE dhe arenën ndërkombëtare”, tha Lekaj.
Sipas Lekajt, Qeveria dhe Bislimi kanë dështuar në dialog.
“Qeveria dhe zëvendëskryeministri Bislimi ka dështuar në Dialog tani e sa kohë, që domosdo kemi edhe një realitet të keq për vendin në raport me Serbinë”, tha Lekaj për GazetaBlic.
BE e sheh takimin e radhës për dinarin si rastin e fundit për zgjidhje


