Lajme

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në KiE me Asociacionin, flet eksperti amerikan

04/29/2024 19:08
nga:Genita C

Eksperti amerikan, David Philips thotë se Qeveria e Kosovës tashmë është pajtuar për Asociacionin dhe e ka obligim zbatimin e tij.

Philips në një përgjigje për GazetaBlic thekson se, Qeveria e Kosovës mund ta kufizojë autoritetin e Asociacionit, sipas tij, duke përjashtuar pushtetet ekzekutive dhe duke kërkuar që Serbia të zbatojë një strukturë të krahasueshme për komunitetet shqiptare në Preshevë

“Qeveria e Kosova është pajtuar me Asociacionin dhe ka obligim ta zbatojë atë. Ajo mund të shmangë presionin duke e kufizuar autoritetin e Asociacionit duke përjashtuar pushtetet ekzekutive dhe duke kërkuar që Serbia të zbatojë një strukturë të krahasueshme për komunitetet shqiptare në Preshevës”, tha Philips.

Por, sipas Philips, Kosova do të trajtohet si një anëtare e përgjegjshme e bashkësisë ndërkombëtare vetëm kur të përmbushë obligimet e saj. /GazetaBlic/

Kancelaria gjermane thotë se Scholzi i kërkoi Kurtit hapa konkretë në formimin e Asociacionit

Haliti ngre dyshime për bisedën Scholz-Kurti: E çuditshme, ditëve në vijim do të mësojmë më shumë

Paralajmërimi i BE-së, Lekaj: Çështja e dinarit nuk do të mbyllet, Bislimi ka dështuar – Do të krijohen probleme të reja për Kosovën