Lajme

Instruktorë nga Turqia trajnojnë ushtarët e FSK-së

04/29/2024 11:44
nga:Gazeta Blic

Ushtarakët e FSK-së nga Komanda e Forcës Tokësore janë trajnuar nga instruktorë të Forcave të Armatosura të Turqisë.

Siç bën të ditur FSK-ja në një postim në Facebook, bëhet fjalë për regjimentin e parë dhe të tretë të kësaj njësie.

“Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, instruktorë turkë kanë realizuar trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të regjimentit të parë dhe regjimentit të tretë, duke ndikuar kështu në ngritjen e kapaciteteve profesionale luftarake, dhe edukimin për përdorimin e sigurtë të armëve: Mortaja (60 MM) dhe HAR-66”.

“Mbështetja e vazhdueshme e partnerëve për të ngritur kapacitetet e FSK-së, bazuar në planin gjithpërfshirës të tranzicionit është e vazhdueshme, trajnimet dhe shkëmbimi i përvojave ndikon drejtpër drejt në ndërveprueshmërin me partnerën, Forca e Sigurisë së Kosovës ka treguar besueshmëri dhe e gatshme të kontribuoj në të mirë të paqes dhe sigurisë globale”, theksohet në njoftim.