Kanë përfunduar pjesët e para të tri ndeshjeve të sotme të Superligës së Kosovës.
Pretendentët në garë për titull nuk po lejojnë befasi në pjesët e para, shkruan GazetaBlic Sport.
Llapi shkoi në pushim me avantazh minimal prej 0-1 me golin e Muhamet Hysenit, ashtu siç bëri edhe Drita ndaj Dukagjinit duke avancuar pas 45 minutave të para me rezultat 0-1.
Në anën tjetër në ndeshjen mes Gjilanit dhe Ballkanit, portat mbetën të patundura.
/GazetaBlic Sport/