Nasser Al-Khelaifi është një nga zërat më të fortë kundër Superligës Europiane, project që vazhdon të mbështetet fuqimisht nga Real Madrid dhe Barcelona.
Në një deklaratë për Marca, presidenti i PSG-së dhe ECA-s (Shoqata e Klubeve Europiane) zbuloi se çfarë i kërkon Joan Laportës, kreut të klubit katalanas.
“Për mua Superliga nuk ekziston! E pyeta edhe Laportën se kur kanë ndërmend të heqin dorë nga kjo ide idiote?!
Champions League është kompeticioni për klube më i bukur në botë. Dhe Barça po garon në Champions. U ndeshëm me ta në çerekfinale.
Uroj të tërhiqen shpejt nga projekti i Superligës, sepse nuk ka fare sens. Ata e kanë derën e hapur për t’u rikthyer”, theksoi Al-Khelaifi.